Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, priti ambasadorin e Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, me të cilin biseduan për çështje që u përkasin dhe janë në interes të dy vendeve.
Gjatë bisedës, ambasadori Minxhozi kërkoi nga ministri Lekaj, që me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, të kërkojë që të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit, si çështje e interesit të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën, aq më parë kur dihet se 75 për qind e mallrave që vijnë nga jashtë dhe që kanë për destinacion Kosovën, kalojnë nëpër portin e Durrësit.
Gjatë bisedës u potencua edhe çështje e rregullimit të rrugëve në zonën e Hasit, që lidhin fshatrat e të dy anëve të kufirit, në mënyrë që të mundësohet qasja më e lehtë në Prizren dhe në qendrat tjera.
Ministri Lekaj tha se jemi të fokusuar që në raportet tona të ndërsjella të mos ekzistojë asnjë pengesë dhe se pala kosovare do t’i marrë mbi vete të gjitha obligimet që i takojnë.
-
Ministri Arbrashi e ambasadori Minxhozi diskutuan për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës
-
Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë - Shqipëri
-
Shqipëria e Kosova, të përkushtuara në zbatimin e 13 marrëveshjeve
-
Minxhozi: Me hekurudhën Durrës-Prizren, Kosova kthehet në qendër të rëndësishme të transportit
-
Mehaj e Minxhozi zotohen për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri