Minsitria e Infrastrukturës ka përfunduar kontestin gjyqësor me “Infrakosin” që lejon zhbllokimin e punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të qytetit të Pejës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në Facebook.
“Sot u përmbyll një çështje me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e infrastrukturës rrugore të rajonit të Pejës. Pas disa vite stërzgjatje dhe ballafaqime gjyqësore në mes të dy institucioneve publike, Ndërmarrjes Publike Infrakos sh.a dhe Ministrisë së Infrastrukturës, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontestit gjyqësor dhe për zhbllokimin e vazhdimit të punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të Pejës”, ka shkruar Lekaj, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se, “me këtë marrëveshje ne treguam se institucionet publike duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e interesave në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, por edhe promovimin e interesit të përgjithshëm për zhvillimin e vendit”.
Tanimë nuk ka pengesa për vazhdimin e punimeve në segmentin rrugor M9 dhe zgjerimit të rrugës në hyrje të Pejës.
-
Ministria u ofron zgjidhje banorëve të Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës për kyçje në rrugën nacionale
-
Sipas MI-së, brenda 10 ditësh përfundon projekti për kyçje në Urën e Llazicës
-
Inaugurohet zgjerimi i rrugës Klinë – Pejë
-
Fillon asfaltimi i rreth-rrotullimit në hyrje të Pejës
-
Punimet, peng i kontestit ndërmjet Komunës e hekurudhës