Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë, me rastin e Festës së Pashkëve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
“Me rastin e festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, me dëshirat më të mira që t’i kalojnë me më të dashurit në gëzim dhe lumturi.
Pashkët janë festë e fitores së dritës mbi errësirën, jetës mbi vdekjen, duke bartur mesazhin e shpresës, dashurisë dhe besimit për jetë më të mirë, paqe e mirëkuptim. Gëzuar për shumë mote Pashkët!”, thuhet në urim.
Artikuj të ngjashëm