Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Hoxha në Forumin global të grave lidere

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, po merr pjesë në Forumin global të grave lidere, si paneliste politikane, me temën: Promovimi i udhëheqjes, rruga, pozita dhe pushteti. Në këtë forum, marrin pjesë gratë liderë nga mbarë bota.

“Unë besoj në nxitjen e përfshirjes së grave në politikë dhe vendimmarrje në veçanti me ndikim pozitiv në promovimin e paqes në Ballkan", ka cekur ajo .

“Ekziston një përmirësim thelbësor në Kosovë lidhur me përfshirjen e grave në politikë dhe ndërtimin e paqes pas luftës së vitit 1999. Ne jemi një nga vendet e para në Ballkan që kemi pasur një presidente femër për pesë vjet”, vuri në Hoxha duke i bëri thirrje që Bashkimi Evropian të heqë izolimin për qytetarët e Kosovës.