Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Hajdari njëherë në shesh, e tash jashtë Ministrisë mban takime

Derisa mëngjesin e sotëm mbajti takim me përfaqësues të bizneseve në sheshin e Prishtinës, ministrja e MEPTINIS Rozeta Hajdari, pasdite ka takuar inspektorët komunalë në ambientet e jashtme të kësaj ministria.

Koha ka realizuar një foto ku ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, shihet duke u konsultuar me inspektorët jashtë ministrisë.

Ky veprim i saj vjen pas thirrjeve të vazhdueshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi COVID-19, e ku distanca larg njëri-tjetrit duhet të jetë 1 metër.

Mësohet se atyre u ka sqaruar vendimet e Qeverisë për funksionimin e bizneseve në kohën pas marrjes së masave kundër koronavirusit.

Image