Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi (Redžepi), ka pritur sot ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me ç’rast i shprehi falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme për komunat.
Ministrja paraqiti edhe orientimet e Qeverisë së re, sa i përket avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe njëkohësisht kërkoi nga Qeveria gjermane mbështetje për komuna.
Ministrja Rexhepi po ashtu prezantoi edhe aktivitetet që do të ndërmerren me qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitet që jetojnë në komunat shumetnike.
Ambasadori gjerman, fillimisht e uroi ministren për detyrën e saj dhe e siguroi atë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për komunat.
-
Rexhepi premton mbështetje për komunat afër brezit kufitar
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
-
Maqedonci flet për situatën e sigurisë me ambasadorin gjerman
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde
-
Rohde: Gjermania ka marrëdhëniet më të fuqishme me Kosovën se me çdo shtet tjetër