Ministrja e Integrimit në Qeverinë Haradinaj, Dhurata Hoxha, që ka qenë ministre e Drejtësisë në mandatin e kaluar ka komentuar veprimin e Frashër Krasniqit, kur sulmoi fizikisht deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.
“Çdo ditë po e zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë – ‘me zemer e me mendje’ rrugaqa!!!”, ka komentuar ministrja Hoxha, duke shpërndarë komentin e një tjetri që ka thënë se “Kështu kur lihen terroristët të lirë...”.
Frashër Krasniqi e Milaim Zeka janë përfshirë sot pasdite në një konflikt fizik në një studio televizive, pas një debati të ashpër e me akuza të ndërsjella me plot ofendime. Krasniqi ka grushtuar Zekën, derisa kanë hyrë ekipi i televizionit për t’i ndarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministrja Hoxha merr kritika të mëdha nga deputetët
-
Deputeti Zeka akuzon RTK-në që nuk raportoi rrahjen me deputetin Krasniqi
-
“DailyMail” raporton për sulmin e Krasniqit ndaj Zekës
-
Nesër seanca dëgjimore ndaj Frashër Krasniqit për sulmin ndaj Milaim Zekës
-
Avokati i deputetit Krasniqi e cilëson “lëndim të lehtë” sulmin ndaj deputetit Zeka