Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti në takim lamtumirës Ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhem.
Gjatë takimit u bisedua për progresin që Kosova e ka bërë në procesin integrues në BE, që nga koha kur Ambasadori ka ardhur me mision në Kosovë, siç është MSA dhe qasja e Kosovës në programet e BE-së, por po ashtu edhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
Me këtë rast, Ahmetaj ka falënderuar Ambasadorin Majhen për kontributin e tij personal dhe të Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane.
“Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”, ka thënë ndër të tjera, ministrja Ahmetaj.
-
Sllovenia, mike e dëshmuar e Kosovës
-
Sllovenia e përkushtuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Kosovën
-
Në Stokholm mblidhen ministrat e Integrimeve nga Ballkani Perëndimor
-
Kosova pret nga Holanda mbështetje në proceset eurointegrues
-
Kosova përfiton nga përvoja Kroate në procesin e integrimit europian