Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se nuk ka raste të prekura nga koronavirusi.
Pas testimit të tri rasteve të cilat dyshoheshin se ishin të infektuar, kjo ministri ka deklaruar se të tria kanë rezultuar të jenë negative.
Deri sot në Shqipëri janë testuar 26 raste për koronavirus.
Pas vatrës së shpërthyer në Itali, autoritetet shqiptare kanë marrë masa të rrepta të kontrolleve në pikat kufitare, porte e aeroporte si mënyrë për të parandaluar depërtimin e koronavirusit në Shqipëri./tch/
Artikuj të ngjashëm
-
MSH-ja konfirmon se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirusin e ri
-
Shqipëria regjistron vetëm një rast të ri me koronavirus
-
Tri raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri
-
11 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
-
18 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri