Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2,648 testime nga të cilat 11 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ishin 18 raste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Shqipëri, aktualisht janë vetëm 189 raste aktive.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.