Meqenëse, nëpër portale të ndryshme po komentohet për rezultatet e analizave mikrobiologjike për rastin e vdekjes së N.M, dhe pas interesimit të disa medieve lidhur me rezultatin e këtyre analizave, Ministria e Shëndetësisë - Departamenti i Shëndetësisë në Burgje, pa dashur të ndërhyjë në procedurat hetimore, por për hir të informimit të drejtë të opinionit për këtë rast, informon se dje pas dite ka pranuar rezultatet nga IKSHPK, të cilat rezultojnë që nuk janë gjetur vezë – ciste të parazitëve në feces.
Pra, bazuar në këtë, përjashtohet prezenca e këtyre parazitëve, por assesi kjo nuk do te thotë se pacienti nuk ka mundur të ketë entercolit bakterial, viral, alergjik apo të ndonjë natyre tjetër, transmeton Koha.net.
Andaj, duke dashur që të jemi në funksion të respektimit të procedurave hetimore të rastit dhe të informimit të drejtë të opinionit, komunikatës se djeshme për media (gjeni më poshtë), lidhur me rastin, i shtojmë edhe këtë të dhënë.
-
Avokati Gashi: Vdekja e Naser Makollit komplikon hetimet për rastin Dehari
-
Rezultatet e analizave bakteriale të Makollit: Nuk kishte enterokolit
-
Bislimi për dyshimet për helmim: Strishot rezultuan negative
-
Prokuroria: Ekspertiza zvicerane s’gjeti ADN të dikujt tjetër në gjësendet afër Deharit
-
Vitia: Vdekjet e dyshimta në Deçan s’lidhen me helmim