Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore shumë shpejt do të mbetet pa drejtues, meqë kryeshefit aktual i përfundon mandati brenda 10 ditëve.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që të shmanget vakuumi menaxhues në njërin nga institucionet më të rëndësishme të saj, shkruan Koha Ditore.
Gazeta ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, por ai ka refuzuar të deklarohet për këtë çështje me arsyetimin se ende nuk është vendosur se kur do të hapet konkursi për këtë pozitë.
As vartësit e tij nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Paraliza e Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore
-
AKPM-ja udhëhiqet jashtëligjshëm me ushtrues detyre
-
Në konkursin për drejtor të Fondit të Sigurimeve përjashtohen menaxherët aktualë
-
Dështon procesi i emërimit të drejtorit menaxhues në AKP
-
Prej 6 muajsh zvarritet emërimi i drejtorit të Agjencisë së Akreditimit