Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, vizitoi sot Shoqatën e të Shurdhërve në Mitrovicë.
Kamberi ka theksuar se bazuar në përgjegjësitë që ka MPMS-ja do të mundohet të jetë afër kësaj kategorie të ndjeshme, në përkrahjen e kërkesave të tyre. Ai ndër të tjera theksoi se personat e shurdhër janë pjesë e natyrshme dhe integrale e shoqërisë, ndaj të cilëve, institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u munduar të krijojnë kushte, garanci dhe mundësi tjera përmes formave të ndryshme në trajtimin e duhur të kësaj kategorie, pa asnjë lloj diskriminimi.
Në një komunikatë për media të MPMS-së thuhet se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka hartuar Strategjinë Sektoriale 2015-2020, dhe Koncept Dokumentin për rregullimin e fushës së të drejtave në përfitime dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuar e veçmas me personat e shurdhër.
Përveç kësaj, sipas komunikatës, fushëveprimi i këtij legjislacioni nuk i mbulon komunitetin e të shurdhërve.
“Nismat e reja ligjore për hartimin e ligjeve të veçanta për secilën kategori të aftësisë së kufizuar, do të trajtohen brenda një Ligji ombrellë me të drejta për shërbime dhe përftime sipas kategorizimit”, ka theksuar zv/ministri i Kamberi.
Sipas tij, korniza ligjore e këtij koncept dokumenti ka për qëllim që të fuqizojë këta persona në mënyrë që ata t’i gëzojnë të drejtat e tyre të plota dhe të përfitojnë plotësisht nga pjesëmarrja në shoqëri dhe në ekonominë e vendit.
Edhe
Kurti premton përkrahje institucionale për personat me aftësi të kufizuar
Zëvendësministri Kamberi ka theksuar se institucionet e vendit kanë zbatuar me përpikëri politikën e mundësive të barabarta, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve të shurdhër.
Gjatë këtij takimi anëtarët e kësaj shoqate kërkuan mbështetje në të ardhmen si dhe i dhuruan mirënjohje Kamberi për mbështetjen dhe kontributin e dhënë organizatës.
-
Personat me aftësi të kufizuara nuk gëzojnë të drejta, shumë vështirësi për t’u punësuar
-
MPMS dhe qeveria finlandeze diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar
-
Haradinaj: Po punojmë që personat me sindromën Down të kenë përfitimet, vendin dhe statusin e merituar
-
MPMS do ligj gjithëpërfshirës në të cilin avancohet trajtimi ndaj personave me aftësi të kufizuara