Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti zyrtarisht në takim, nënkryetarin e Komunës së Skenderajt Fadil Nura, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Skenderajt.
Këto projekte kanë të bëjnë me kanalizime në territorin e kësaj komune.
- Rregullimi i kanalizimit fekal në Skenderaj - vlera 10,000.00 €
- Kanalizimi Prekaz-Mikushnicë - vlera 500,000.00€
- Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Runik - aneks marrëveshje, vlera 200,000.00€
Shala e sugjeroi nënkryetarin Nura se pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për banorët e kësaj komune.
Artikuj të ngjashëm
-
MMPH përkrah tri projekte infrastrukturore në Kamenicë
-
Minimumi 10 milionë euro dëme nga vërshimet në Skenderaj
-
Shala nënshkruan vendimin për ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj
-
Skenderaj mbështetet në 7 projekte kapitale nga Ministria e Mjedisit
-
Ministri Matoshi thotë se po investojnë rreth 3 milionë euro në Skenderaj, Istog, Viti dhe Deçan