Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Jashtme prezanton dy projekte për diasporën

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se nga 27 korriku e deri më 7 gusht do të mbahet Karvani i Diasporës.

Në një konferencë për media të martën, Gërvalla ka thënë po ashtu se programi i dytë që ka paraparë ministria për diasporën këtë vit, ka të bëjë me diplomacinë publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Programi i dytë i cili është fillimisht një program pilot është një program që ka të bëjë me diplomacinë publike. Është një interesim i natyrshëm i Republikës që të rinjtë që janë lindur e rritur në diasporë që ta njohin Kosovën përtej lidhjeve familjare”, ka thënë Gërvalla në konferencën bashkë me zëvendësministren e Jashtme, Liza Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se platforma “ShijoKosovën” do të lansohet të mërkurën në Gjilan.

“Si Ministri e Punëve të Jashtme në kuadër të Karavanit është pikërisht programi i diplomacisë qytetare. Është program lidershipi i cili është i dizajnuar që të zgjasë 6 muaj. Ky program është si pjesë e ndërlidhjes së strategjisë për diplomaci qytetare. Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të jenë pjesë e programit dhe të presim një ndërlidhje të tyre”, është shprehur ajo.