Propozimi i dy subjekteve politike LVV-LDK për zvogëlimin e numrit të ministrive, ka prekur edhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane.
Në një diskutim të organizatës Demokracia Plus, u diskutua për efektet dhe pasojat e riorganizimit të këtyre ministrive.
Visar Rushiti nga kjo organizatë, tha se duhet pritur për një marrëveshje mes dy subjekteve për jetësimin e këtij propozimi, mirëpo shtoi se kjo shkrirje mund të zbehë rolin që Ministria e Integrimit Evropian e ka pasur deri tash.
E zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike dhe asaj të Integrimit Evropian, paralajmëruan për pasoja, sidomos për politikën e jashtme të vendit.
Por, zyrtarë të Vetëvendosjes thonë se me këtë riorganizim, vetëm sa do të rritet efikasiteti i ministrave që udhëheqin me to, derisa edhe do të kursehet buxheti i shtetit.
Në diskutimin e Demokracia Plus, ishte i ftuar edhe anëtari i LDK-së, Driton Selmanaj, por ai nuk ishte i pranishëm.
-
Qeveria e re me më shumë ministri
- Zvogëlimi i Qeverisë: a u dhanë efektet e pritura?
-
LDK-ja do të ketë 7 ministri në qeverinë që po e synon, AAK-ja 4, Nisma 2 dhe komunitetet 2
-
Kundërshtohet ideja e koalicionit VV-LDK për ndarjen e MPMS-së
-
“Zvogëlimi i numrit të ministrive rrezikon shumë vende të punës”