Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, u takuan sot me kryeshefen ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, të cilët janë pajtuar se rritja e profesionalizmit dhe integritetit të zyrtarëve policorë është prioritet i përbashkët për të pasur një Polici të përgjegjshme, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Me këtë rast Qalaj e përgëzoi Kelmendin për përzgjedhjen e saj në pozitën e kryeshefes së IPK-së dhe i uroi suksese në punën e saj.
Kryeshefja e IPK-së, Kelmendi dhe Qalaj u dakorduan për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë dhe Inspektoratit Policor.
Sipas një komunikate të IPK-së, bashkëbiseduesit në këtë takim u pajtuan se rritja e profesionalizmit dhe integritetit të zyrtarëve policorë është prioritet i përbashkët për të pasur një Polici të përgjegjshme, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, si dhe për angazhim maksimal dhe luftë të pa kompromis ndaj dukurive negative që mund të shfaqen në Policinë e Kosovës si institucioni kryesor përgjegjës për sigurinë e qytetarëve.
-
Mblidhen shefat e policive të kryeqyteteve evropiane, flasin për thellim të bashkëpunimit
-
Zyrtarë me pozita menaxheriale në IPK po hetohen për shkelje disiplinore
-
Sveçla shkarkon kryeshefen e IPK-së, Miradije Kelmendi
-
Gjatë 2019-s u arrestuan 35 policë e u suspenduan 64
-
Policia koordinon veprimet me njësitë e tjera të sigurisë lidhur me zhvillimet në veri