Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Infrastrukturës nuk lejon qasje në kontratat milionëshe

Lëvizja FOL e ka cilësuar si të kufizuar qasjen në dokumentacionin e kontratave për tenderë me vlera të larta.

Sipas raportit të monitorimit tremujor të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që kjo organizatë e ka publikuar të premten, kjo tregon se procesi i prokurimit mbetet jotransparent dhe i paqasshëm për publikun, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtuesja nga Lëvizja FOL, Gresa Smolica, e cila e ka prezantuar raportin, ka thënë se kanë monitoruar procesin e prokurimit duke u nisur nga planifikimi i aktivitetit të prokurimit, e deri tek nënshkrimi i kontratës dhe implementimi i aktivitetit.

Mirëpo, sipas saj, jo të gjitha ministritë që janë monitoruar kanë qenë transparente. Ka qenë Ministria e Infrastrukturës ajo që deri më tani nuk iu ka dhënë qasje në asnjë kontratë të kërkuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.