Ministria e Infrastrukturës ka fshehur dosjen e pesë kontratave për projekte të realizuara në vitin 2016, të cilat kapin vlerën e afro 2 milionë eurove.
Mosofrimi i informatave të plota për këto kontrata është evidencuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit në raportin e fundit të publikuar këto ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, si dhe dhënia e tenderëve kompanive të papërgjegjshme, ngarkimi i buxhetit përtej kapaciteteve të ministrisë dhe punësimet në kundërshtim me ligjin, janë vetëm disa nga shumë shkelje që ZKA-ja ka gjetur në auditimin e pasqyrave financiare të Ministrisë së Infrastrukturës.
Parregullsitë në këtë ministri, sipas ZKA-së, nisin qysh nga planifikimi i prokurimit.
Kjo zyre ka gjetur edhe raste kur kontrata u është dhënë operatorëve që nuk i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e dosjes së tenderit.
Edhe
ZKA: Ministria e Infrastrukturës paligjshëm i tejkaloi vlerat në tenderët për mirëmbajtje të rrugëve
ZKA-ja liston pesë dosje të pakompletuara, për të cilat ministria e udhëhequr nga Lutfi Zharku i LDK-së nuk ka ofruar dëshmi të kërkuara nga auditori. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Durmishi: Kemi gjetur shumë shkelje e projekte të bllokuara, i kemi dorëzuar në Prokurori
-
Spanca: Për 77 raste të keqpërdorimeve s’kemi marrë përgjigje nga Prokuroria e Shtetit
-
Deliu: Prokuroria t’i hetojë kontratat e dyshimta në Ministri të Infrastrukturës
-
Hoxha: Është absurde që në kohë krize të ndahen 9 milionë euro për punë shtesë