Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Skënderajt.
Nënshkrimi i Memorandumit do të mundësojë financimin e zgjerimit të rrugës Rezallë – Likofc, në vlerë prej 350,000 € dhe asfaltimin e rrugëve në Izbicë, në vlerë prej 250,000 €, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Mjetet financiare për realizimin e projekteve do të sigurohen nga Ministria e Infrastrukturës, kurse obligimet e Komunës së Skenderajt lidhur me realizimin e projekteve të përmendura janë: sigurimi i kushteve të nevojshme për realizimin e projekteve, procedurat e tenderimit, caktimi i komisionit për vlerësim, caktimi i projekt-menaxherit, si dhe përzgjedhja e komisionit për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.
-
Ministria e Infrastrukturës investon në asfaltimin e rrugëve në Malishevë
-
MI financon projektet rrugore në Leposaviq
-
MI financon disa projekte infrastrukturore në Prizren
-
Ministria e Infrastrukturës planifikon mbi gjysmë milioni euro në dy projekte në Istog
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”