Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka konfirmuar se nuk do të kompensohet tërheqja e 10 për qindëshit të kursimeve të mbledhura në Trustin Pensional.
Qytetarët mund të tërheqin mjetet nga Trusti, ka sqaruar ai, por që ato nuk do të kompensohen nga shteti.
“Ministria e Financave ka marrë vendim që të mos kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. Kjo pasi që kemi parë një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve. Kemi qytetarë që i ka vetëm 100 euro dhe të tjerë nga 5 mijë apo 10 mijë euro. Do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi për “Ekonomia Online”.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis rimbursimi për 10-përqindëshin e tërhequr nga TRUST-i
-
Tërheqja e 10% nga Trusti, vazhdon përplasja VV-LDK
-
Javë të tëra deri sa t’u mundësohet qytetarëve tërheqja e 10% të kursimeve nga Trusti
-
Trusti thotë se nuk ka vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale
-
Murati: Tërheqja e trustit po e shtyn rritjen e pensioneve