Fondi i Kursimeve Personale ka sqaruar opinionin lidhur me tërheqjen e 10 përqindëshit.
Përmes një njoftimi në Facebook, ky Fond ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar për tërheqjen e këtyre mjeteve, ashtu siç ishte paraparë nga Qeveria e Kosovës në njërën nga nëntë masat e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
“Të nderuar kontribuues, këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’ju lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti. Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.
Fondi ka kërkuar nga kontribuuesit që t’i shmangin vizitat në zyrat e tyre, duke shtuar se ditëve të fundit ka pasur fluks të madh.
“Ju lutemi, po ashtu, të shmangni vizitat në zyrat tona për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19”, thuhet në njoftim.
-
Tërheqja e 10% nga Trusti, vazhdon përplasja VV-LDK
-
Për dy ditë mbi 270.000 persona kanë aplikuar në Trust për tërheqjen e 10-përqindëshit
-
Trusti ndal përkohësisht aplikimin për tërheqjen e 10-përqindëshit
-
Kthehet faqja e Trustit, mbi 230 mijë aplikime deri më tani
-
Trusti do të bëjë pagesat 5 deri në 7 ditë pas aplikimit për tërheqjen e 10% të kursimeve