Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një komunikate për media bën të ditur se u ka paguar bujqve borxhin prej mbi 4.7 milionë euro.
“Gjatë këtyre dy javëve MPBZH ka paguar 4.747.508,44 euro borxhe ndaj 1.978 bujqve, të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019”, thuhet në komunikatë, transmeton KOHA.
Tutje thuhet se gjatë javës 23-27 mars janë realizuar pagesat për 276 fermerë në vlerë prej 2.018.621,49 euro. Kurse më 16-20 mars janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro.
Ky likuiditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë nga ta të gjendjes emergjente aktuale.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria e Bujqësisë paguan fermerët përfitues të granteve
-
Procedohen pagesat e subvencioneve për bujqit
-
Ekzekutohen mbi 2 milionë euro pagesa për kompensimin e dëmeve në bujqësi
-
Për 13.697 fermerë subvencione me vlerë rreth 12 milionë euro
-
Qiraja e Ministrisë së Bujqësisë rritet për 20 mijë euro në muaj