Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Bujqësisë kërkon emra nëse dikush nga punonjësit është në grevë

Ministria e Bujqësisë është duke i kërkuar emrat e personave, të cilët janë në grevë.

Përmes një emaili, asistenti i sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrisë Blerim Hasani, ka kërkuar që të njoftohet nëse dikush nga punëtorët është në grevë.

“Po ju shkruaj në emër të sekretarit z. Hasani. Duke u bazuar në kërkesën e MFTP-së që t’i njoftojmë se a kemi zyrtarë në grevë, kërkoj nga ju që deri në ora 12:00 te na informoni se a kemi zyrtarë që ka deklaruar se është në grevë”, thuhet në emailin që ka dërguar asistenti i Hasanit, e të cilin e ka siguruar KOHA të martën.

Ministria e Financave, gjatë javës së kaluar ka njoftuar se do t’i ndalë mëditjet nga pagat për punëtorët publikë, të cilët kanë hyrë në grevë.

SBASHK-u ka njoftuar se do të dorëzojnë padi ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me paralajmërimin për të mos i paguar përkohën sa punonjësit janë në grevë.

Image