Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i ka kërkuar drejtorive komunale të arsimit që t’ua japin numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore. Kjo për shkak të masës anti-COVID ku i obligon institucionet publike dhe private t’i lirojnë nga paraqitja në punë gratë shtatzëna, duke ua mundësuar të punojnë nga shtëpia.
“Në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat, MASHTI do të sigurohet që nxënësit të mos të humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për këtë, SBASHK-u i ka kërkuar MASHTI-t respektim të vendimit dhe angazhim për inspektimin e respektimit të kësaj mase.
“Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia”, thuhet në vendimin e Qeverisë për masat e reja anti-COVID.
-
Merren masa ndaj bizneseve që nuk respektuan kufizimin e orarit të punës
-
MASHTI u kërkon drejtorive nëpër komuna kompensimin e mësimit të shtunave
-
MASHTI: Njerëz nga politika po bëjnë presion që të vazhdohet greva
-
MASHTI: Po bëhet presion politik te shkollat, të respektohen ata që duan të punojnë
-
Fakulteti i Edukimit ofron mbështetje me studentë në zëvendësimin e mësimdhënësve shtatzëna