Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, gjatë një konference shtypi, të marten, e ka lansuar platformën e edukimit në distancë për parashkollorët.
“Jemi këtu për lansimin e një platforme tjetër për mësimin në distancë. Është kjo platforma e edukimit të hershëm, që do të jetë në dispozicion të të gjithëve”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka folur edhe për ecurinë e vijimit në distancë deri më tani. Ka bërë një përmbledhje të punës së ministrisë që nga mbyllja e shkollave, shkaku i pandemisë.
“Si e dini, me 23 mars kemi filluar emetimin e video-xhirimeve për klasat një deri në nëntë. Por, e kemi pasur të pambuluar nivelin parashkollor. Ne sot po e lansojmë këtë platformë dhe u bëjmë thirrje të gjithë prindërve, edukatorëve dhe kujdestarëve ligjorë që ta përdorin këtë platformë”, ka thënë Bajrami.
Platforma që nga nesër është në dispozicion tek e-mësimi.
“Aty ka aktivitete ditore, ka video të ndryshme se si të sillemi me fëmijët në kohën e pandemisë dhe mësimet që duhet t’iu japim atyre”, ka thënë ajo.
-
Bajrami e vlerëson mirë procesin mësimor në distancë
-
Bajrami thotë se sfidë e mësimit në distancë mbetet vlerësimi i nxënësve
-
Bajrami thotë se janë përgatitur për mësimin në distancë edhe për shkollat e mesme dhe profesionale
-
Së shpejti nis mësimi në distancë edhe për ciklin e mesëm
-
Arsimi pa shkollë