Ministri i Drejtsisë, Abelard Tahiri ka njoftuar se sot do t’i kërkojë Qeverisë së Republikës së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc, me propozimin që këto mjete të sigurohen nga buxheti i ministrisë që drejton ai.
Tahiri ka shkruar në facebook se nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve dhe ky ishte një shqetësim që dëgjova nga kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës që pata dy ditë më parë atje.
“Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndahen mjetet për shkollën në Bujanoc
-
Tahiri: Kosova e ka detyrim politik kujdesin për shqiptarët e Luginës
-
Tahiri: Reformat do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial
-
Tahiri shpalos para Kosnettit reformat në drejtësi
-
Tahiri kërkon më shumë cilësi në përgatitjen e juristëve për tregun e punës