Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka thënë të shtunën se situata në Kosovë është ende shumë e tensionuar.
Ai ka shtuar se ka shumë pyetje të hapura dhe se shpreson se përgjigjet do të kërkohen në formë të dialogut.
Sipas tij, serbët nuk e dinë hapin e radhës të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, derisa ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i sheh gjatë gjithë kohës letrat e kundërshtarit dhe e kupton se kur po bën blof.
“Serbët janë të shqetësuar sepse nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës i Kurtit, një njeri që ka treguar se nuk merr vendime shumë racionale dhe se nuk është njeri i marrëveshjeve”, ka thënë ai për TV Pink.
Sipas tij, ushtria serbe është e guximshme dhe e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrat që i merr nga kreu i shtetit, por ka shtuar se Serbia gjithmonë kërkon që zgjidhja të arrihet me dialog dhe kompromis.
-
Vuçiq për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Ia doli të na shqetësojë
-
Vuçeviq: Kurti po vazhdon me lëvizjet e papërgjegjshme, presim reagim adekuat ndërkombëtar
-
Vuçiq: Nuk pres asgjë prej Kurtit, pos drama dhe britma
-
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
-
Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë