Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se qëndrimi i liderëve shqiptarë në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, është hipokrit dhe se këtë e ka vërtetuar sipas tij, shefi i Qeverisë, Albin Kurti me deklaratën e fundit se nuk do të ketë asociacion njëetnik.
“Qëndrimi hipokrit i liderëve shqiptarë ndaj dialogut dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore, ilustrohet më së miri nga deklarata e fundit e Albin Kurtit, i cili tha publikisht se Prishtina nuk e ka ndërmend të formojë Asociacionin e Komunave Serbe. Me këtë, Kurti vërtetoi se qëndrimi i tij ndaj dialogut është aktrim dhe gënjeshtër”, tha Rakiq, përcjell faqja e Listës Serbe në Facebook.
Kryeministri Kurti ngul këmbë se nuk do të ketë asociacion njëetnik, për çfarë janë dakorduar më 2013 liderët e asaj kohe të Kosovës dhe Serbisë. Mbi 20 pika të kësaj Marrëveshje të arritur në Bruksel, janë shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
-
Rakiq: Serbët dëshirojnë Asociacionin, faleminderit të gjithëve që ishin në barrikada
-
Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë - Serbi
-
Një vit e gjysmë më parë Kurti u vetofrua ta hartojë draftstatutin, tash e konsideron imponim për komunat
-
Kurti: Si mund të kërkohen më shumë të drejta për serbët, kur bojkotohen ato aktuale
-
Vuçiq: Asociacioni nuk do të formohet derisa Kurti të jetë në pushtet