Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Anton Quni është pritur në takim nga kolegu i tij në Turqi, Hulusi Akar
Takimi u bë në kuadër të vizitës së Qunit në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Turqi, ndërsa ai është pritur me ceremoni të larta ushtarake.
Ministri Akar ka thekuar miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës duke përmendur edhe partneritetin e fuqishëm mes dy ministrive. Sipas tij, dy vendet kanë nevojë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira si dhe bashkëpunim në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Quni ka falënderuar Turqinë për rolin dhe kontributin e saj në zhvillimin dhe ndërtimin e gjithmbarshëm të Kosovës duke shtuar se partneriteti me Republikën e Turqisë si vend i rëndësishëm i NATO-s, do të vazhdojë për arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale për ofrim të paqës, sigurisë dhe stabilitetit.
Takimi u realizua, në kuadër të vizitës zyrtare katër ditore të ministrit Quni dhe delegacionit të tij me ftesë të homologut të tij, ministrit Akar dhe do të vazhdojë me aktivitete tjera me strukturat udhëheqëse të ministrisë, forcave të armatosura dhe industrisë së mbrojtjes.
-
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet në Kosovë me nderime ushtarake
-
Maqedonci pret në takim shefin e ushtrisë turke, flasin për sigurinë në Ballkan
-
Maqedonci: Bashkëpunimi me Turqinë garanton vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes
-
Osmani e Kurti e falënderojnë Turqinë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë