Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar të përditësuar listën e plotë me 114 njohjet.
Prej aty janë larguar dy njohjet, të cilat ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i kishte prezantuar gjatë mandatit Thaçi 2, për të cilat nuk arritën kurrë notat verbale, shkruan sot Koha Ditore.
Pacolli i kishte paraqitur si meritë vetjake “njohjet” nga Republika Federale e Nigerisë (2011) dhe Republika e Ugandës (2012). Njëjtë kishte vepruar edhe me “njohjen” nga Mali, por e cila nuk ishte futur asnjëherë në faqen zyrtare.
Gazeta pati raportuar se në kompensim të njohjes, Pacolli i kishte ofruar inventar dhe kompjuterë presidentit të rrëzuar me grusht-shtet në Mali, ndërkaq në Nigeri kishte firmosur një dokument ku zotohej për investime në vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh amerikanë. Që nga viti 2011-2012 kur ishin prezantuar si njohje, MPJ-ja nuk ka dëshmuar asnjëherë notat verbale të këtyre shteteve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pacolli thotë se nuk ka marrë asnjë notë verbale për tërheqjen e njohjes së Kosovës
-
Pacolli: Nuk kemi asnjë notë verbale se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen
-
Pacolli premton dhjetëra njohje të reja në ditët e ardhshme
-
Ngecja e njohjeve detyron opozitën ta thërrasë ministrin Pacolli në interpelancë
-
Dedaj thotë se njohja nga Burundi u tërhoq dhe se deklarata e tij u keqinterpretua