Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e njoftuar që asnjë hidrocentral nuk është i pajisur me leje, por megjithëkëtë ende nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë.
Këto hidrocentrale funksionojnë vetëm me pëlqim mjedisor të lëshuar nga komunat.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka pranuar edhe para Komisionit për Bujqësi, se asnjë hidrocentral në Kosovë nuk ka leje për operim.
Por, për këtë, ai ka thënë se nuk është fajtor vetëm dikasteri që ai e udhëheq.
Matoshi ka thënë se në Ministrinë e Ambientit, deri tash, ka vetëm një kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali.
Anëtarja e Komisionit, Besa Gaxheri, është shprehur e habitur se si ministria nuk ndërmerr asgjë, edhe pse është e informuar për këtë gjendje.
Edhe
Matoshi thotë se asnjë hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore
Mbylljen e hidrocentraleve e kërkuan edhe deputetë të tjerë.
Ministri Matoshi, kohë më parë, ka dorëzuar një letër në ZRRE, duke njoftuar që askush nga këta operatorë nuk ka leje.
-
Matoshi arsyeton mosreagimin e tij për ndërtimin e hidrocentraleve
-
Matoshi arsyeton mosreagimin e tij për ndërtimin e hidrocentraleve
-
ZRRE-ja u jep licencë vepruese hidrocentraleve në Deçan, por MMPH-ja mohon se kanë certifikatë
-
ZRRE-ja u jep licencë vepruese hidrocentraleve në Deçan, por MMPH-ja mohon se kanë certifikatë