Asnjë hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore dhe asnjë nuk është legal. Kështu ka deklaruar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi gjatë raportimit para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe problemet tjera mjedisore.
Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka një vlerësim të mirëfilltë për hidrocentralet. Sipas tij, kohë më parë i kanë shkruar një letër ZRRE-së dhe e kanë njoftuar se askush nga operatorët nuk ka leje.
"Dëshiroj ta sqaroj se nuk është Ministria e vetmja që merret me këtë çështje. Është një radhë e procedurave që duhet të ndiqen. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar pa pëlqimin e komunës ku ndodhet investimi. Për këtë kërkojmë që komunat të jenë të vëmendshme kur japin pëlqime për ndërtimin e hidrocentraleve sepse në fund po drejtohet gishti nga ne", ka deklaruar Matoshi.
Matoshi ka thënë se në Ministrinë e Ambientit deti tash ka vetëm një kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali, raporton Koha Ditore.
"Jemi të interesuar që sa më shpejt me pajisë me leje që operimi i tij me qenë i rregullt", ka shtuar Matoshi.
Anëtarja e Komisionit Besa Gaxheri ka thënë se Kosova është shteti që më së paku ka ujë. Ajo ka kërkuar të dijë se çfarë ka ndërmarrë Ministria për hidrocentralin në Grykën e Deçanit dhe hidrocentralin në Grykën e Rugovës.
"A keni ngrit padi për këtë çka ka ndodhë sepse është e tmerrshme kjo gjendje", ka thënë ajo.
Edhe
Ministri Matoshi kritikohet për funksionimin e hidrocentraleve
Deputeti Salih Salihu e ka pyetur ministrin përse hidrocentralet që nuk kanë leje ende janë duke punuar dhe kur do marrin leje.
"Meqë Kosova ka kaq pak ujë pse nuk ka një plan për akumulimin e ujërave", ka theksuar ai.
Ministri Matoshi tutje ka thënë se arsyeja që nuk po aplikojnë kompanitë për të marrë leje për ndërtimin e hidrocentraleve është se nuk i plotësojnë kriteret dhe e dinë se ju refuzohet kërkesa.
-
Matoshi arsyeton mosreagimin e tij për ndërtimin e hidrocentraleve
-
Shoqëria civile kërkon të ndërpritet ndërtimi i hidrocentraleve, Matoshi thotë se s’mund t’i pezullojë lejet e lëshuara
-
Matoshi: S’do të jepet asnjë leje për hidrocentrale nëse nuk respektohet ambienti
-
MMPH-ja po përgatit lëshimin e lejes për hidrocentralin tek i cili konstatoi një varg shkeljesh