Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Latifi deputetëve: Shkoni në Psikiatri

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit të tij në Komisionin për shëndetësi, të mërkurën, në një moment, duke dashur të tregojë situatën e rëndë në institucione shëndetësore, u tha deputetëve: “Ju lus të shkoni në Psikiatri”.

Pas kësaj plasën të qeshurat, ndërkohë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e pyeti: “Si pacientë apo si deputetë”.

Ministri Latifi më pas shpjegoi atë që deshi të thotë.

“Ju lus të shkoni në Psikiatri me pa si vrojtues, si doktorë, si qytetarë si reprezentues të popullit. Unë për vete jam tmerruar”, tha ai.