Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se të martën në mesditë, ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave veriore, do t’i drejtohen publikut nga Qeveria e Serbisë në Beograd.
Kjo Zyrë ka bërë të ditur se bashkë me ta do të jetë edhe drejtori i saj, Petar Petkoviq, njoftoi Kossev të martën.
Tema për të cilën do ta flasin, nuk është bërë e ditur.
Pjesëmarrës të kësaj konferencë do të jenë edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Rakiq është ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë
-
Nga zëvendëskryeministër i Kosovës në përfaqësues të Serbisë në Asamblenë e NATO-s
-
Grenell në Mitrovicë të Veriut, takohet me përfaqësuesit serbë
-
Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët në Kosovë
-
Kalon e qetë dita e gjashtë e protestave në veri