Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se sigurimet shëndetësore që të jenë prioritet kombëtar dhe se do të angazhohet ta bëjë gjatë këtij mandati.
Ismaili shtoi se ka trashëguar një sektor me gjendje të vështirë, por kjo nuk do të qëndrojë gjatë shumë.
“Për punën e bashkë përgjegjësisë por unë gjynahet e askujt nuk i mbaj, i kam veprat e mia dhe kërkojë pak durim për ta parë një gjendje më të mirë në shëndetësi”, ka thënë ai.
Ai në seancën e sotme i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë menaxhment të kryer në shëndetësi, që të aplikojnë në konkursin që do të hapet pasi nuk ka asnjë dozë politike në përzgjedhje, pasi vetëm unë përfaqësoj politikat e PDK-së kurse të tjerët janë të gjithë punëtorë shëndetësor.
-
Ismaili mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë
-
Uran Ismaili i dorëzon detyrën ministrit të ri Arben Vitisë
-
Ismaili: Në Ministri të Shëndetësisë kemi vendosur politika që të mos vidhet
-
Sonte në “Puls” flet Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë
-
Ismaili: LDK-ja për 10 vjet shkatërroi sistemin shëndetësor, sot flet për kolaps