Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Punës merr drejtimin e degës së Nismës në Prishtinë, ai i Arsimit zëvendës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, nga sot do të drejtojë degën e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë.

Reçica, i cili është edhe anëtar Kryesisë në nivel qendror në Nisma Socialdemokrate, ka marrë besimin e Këshillit Drejtues të Nismës në Prishtinë për ta udhëhequr këtë degë deri në zgjedhjet e reja që do të mbahen në këtë degë.

Siç njofton Nisma, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë se dega e Nismës në Prishtinë ka një potencial të jashtëzakonshëm për ta rritur Nismën në Prishtinë. Ai u shpreh i bindur se ekipi aktual i Nismës do të bëjë punë të madhe në teren.

“Presim nga ju të vazhdoni aktivitetin tuaj dhe ta konsolidoni degën. Ju ftoj që vizionin e Nismës Socialdemokrate ta shtrini në çdo cep të komunës së Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Limaj në mbledhjen e degës së Nismës Socialdemokrate në Prishtinë.

“Ju lus të punoni fort. Ndani detyrat dhe jepni gjithë potencialin tuaj organizativ e të ecim përpara”, ka shtuar Limaj.

E, nga ana e tij, Reçica tha se drejtimi i degës së Nismës në kryeqytet është përgjegjësi e madhe dhe privilegj për të. Nismën në Prishtinë, Reçica tha se e pret shumë punë.

Edhe Nisma Socialdemokrate zgjedh dy ministri në krye të degës së saj në kryeqytet Arbëri Nisma Socialdemokrate zgjedh dy ministri në krye të degës së saj në kryeqytet

“Është një përgjegjësi dhe rezultati do të jetë i përbashkët. Besoj se do ta gjejmë rrugën e përbashkët për të bashkëpunuar. Pres nga secili nga ju që t’i përvishemi punës. Shumë shpejt aktiviteti ynë do të shtrihet në çdo lagje e fshat të Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Reçica në fjalën e tij.

Dega e Nismës në Prishtinë ia ke besuar postin e nënkryetarëve ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe ish-deputetit të Kuvendit, Jeton Svirca.

Ndërsa, shefi i Kabinetit të ministrit Bytyqi, Baton Dushi i është besuar posti i Sekretarit të degës së Nismës në kryeqytet.