Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, deklaroi se kriminelët në veri tashme dihen dhe institucionet e sigurisë po bëjnë “punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre”.
Ai shkroi në Facebook të hënën se tash radhën e ka Prokuroria, derisa tha se kriminelët kanë emër dhe mbiemër.
“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë”, shkroi ai.
Policia e Kosovës është sulmuar në Zveçan nga protestuesit serbë. Xhami i një veture është thyer, derisa s’ka ndonjë të lënduar.
KOHA po raporton direkt nga komunat veriore ku tash e disa ditë po mblidhen serbë për t’i kundërshtuar kryetarët e zgjedhur.
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri
-
Sveçla: Amnistia ndër vite e kriminelëve ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it
-
Sveçla: Kriminelët që marrin urdhra nga Beogradi do të përballen me drejtësi
-
Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë
-
Sveçla tregon për zhvillimin e aksioneve të Policisë në veri