Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Infrastrukturës dhe ai i Brendshëm koordinojnë bashkëveprimet

Ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj, dhe ai Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, biseduan sot për temat që u përkasin të dy ministrive.

Sipas komunikatës për media, gjatë bisedës, në mënyrë të veçantë diskutuan për sigurinë në komunikacion, ndërkaq ministri Lekaj tha se “... ne do të përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme ta ngremë efikasitetin e punës së kontrolleve teknike, të avancojmë çështjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugët me frekuentim më të lartë të trafikut”.

Të dy ministrat u dakorduan për arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit për ndarjen e përgjegjësive për eliminimin e problemeve në fushën e sigurisë dhe komunikacionit rrugor.