Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Ambientit priti delegacionin japonez

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti në takim Toshiya Abe, përfaqësues rezident i Zyrës së Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) për Ballkan, i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij.

Ministri Shala e falënderoi Aben dhe përmes tij Qeverinë e Japonisë, si dhe stafin e JICA-s në Prishtinë për përkrahjen e deritanishme, si dhe në përkushtimin e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe jetesës për qytetarët e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shala paraqiti objektivat dhe prioritetet e MMPH-së përfaqësuesve të JICA-s, që kanë të bëjnë me sektorin e ajrit dhe menaxhimin e mbeturinave, si dhe çështjet tjera mjedisore të përfshira në Strategjinë e Mjedisit dhe Strategjitë sektoriale.

Ndërsa Abe shprehu falënderimet e tij për shkëmbimin profesional të zyrtarëve të MMPH-së me ekspertët japonezë në avancimin e tyre në përdorimin e teknologjisë për monitorimin e cilësisë së ajrit.

Në takimin e tij lamtumirës në përfundim të mandatit të tij, Abe premtoi se do t’i përcjell tek pasardhësi i tij nevojat dhe prioritetet e MMPH-së në çështjet e mbrojtjes së mjedisit.

Me këtë rast, ministri Shala i ndau mirënjohje Abet për kontributin dhe angazhimet e tij në interes të mjedisit në Kosovë.