Ministri i sapozgjedhur i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është zotuar se detyrën e tij të ministrit do ta kryejë me ndershmëri dhe profesionalizëm, ndërsa ka shtuar se “ne e mbajmë fjalën”.
Ai ka thënë se secili qytetar do të jetojë në mirëqenie, transmeton Koha.net.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
Të dashur miq, sot nga partia dhe Kuvendi i Kosovës mu dha besimi që të jem ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Zotohem se detyrën time si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do ta kryej me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Kryetari ynë Fatmir Limaj sot dëshmoi se nuk është si të tjerët duke i dhënë përfaqësim edhe duke e fuqizuar Anamoravën, rajonin prej nga unë vij.
Faleminderit prej të gjithëve për përkrahjen. Zotohemi për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjithsecili qytetarë do të jetojë në mirëqenie.
Ne e mbajmë fjalën!