Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim lamtumirës drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Dietmar Mosmman, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij gjatë shërbimin në NALT dhe përkushtimin e treguar gjatë bashkëpunimit.
Berisha gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe me pasardhësin në detyrë të gjeneralit Mosmman, oficerin gjerman, gjeneral brigade Hoffman, i cili është emëruar në detyrën e drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK, transmeton kp.
Nga ana e tij, gjenerali Dietmar Mosmman u shpreh se gjatë shërbimit të tij në detyrën e drejtorit të NALT-it ka pasur angazhim dhe koordinim të shkëlqyeshëm me FSK-në.
Ai po ashtu vlerësoi lart përgatitjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, duke filluar nga ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, si dhe të stafit civil të MFSK-së.
-
NALT vazhdon përkrahjen për një FSK ushtri profesioniste
-
Komandanti i FSK-së takon shefin e mbrojtjes së Gjermanisë, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Berisha: Deklaratat e pamatura të Serbisë nxisin rritjen e tensioneve ndëretnike
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës priti Komandantin e NATO-s për Europë, biseduan për FSK-në
-
Certifikohen oficerë dhe nënoficerë të FSK-së në kursin bazik të gjuhës gjermane