Ministri i Punës, Skender Reqica, ministri i arsimit, Shqyeri Bytyçi, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili , do të raportojnë sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Sipas agjendës së Kuvendit, në raportim do të jetë edhe organizata Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.
Raportimi i ministrave në këtë komision do të jetë lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 – 2023.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri Zemaj sot raporton para Komisionit për Shëndetësi
-
Kosova sot pranon Raportin për Vendin: Progres i limituar dhe stagnim
-
Kurti sot raporton para Komisionit mbi menaxhimin e pandemisë
-
Pesë komisione parlamentare pritet të mblidhen sot
-
Sot Kuvendi me seancë të veçantë kushtuar personave me aftësi të kufizuar