Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor

Foto: Reuters / ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre në Luksemburg, pritet që të hënën, mes tjerash, të flasin edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në disa vende të rajonit, si në Bosnje-Hercegovinë e Mal të Zi ashtu edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse nuk është formalisht në agjendën e takimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme, kjo temë pritet të diskutohet në fund të takimit.

Po ashtu, burimet e BE-së kanë paralajmëruar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të njoftojë ministrat për situatën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për bisedat që ai i ka zhvilluar në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Borrell, javën e fundit, ka nxitur shumë reagime me prononcimin e tij rreth zhvillimeve në veri të Kosovës duke e quajtur të papranueshme çdo, siç është shprehur ai, “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar që shkakton tensione”.

Ky reagim është parë si kritikë e tij ndaj operacionit të Policisë së Kosovës, që sipas autoriteteve të Kosovës, ishte drejtuar kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Edhe Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë sot për Kosovën Arbëri Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë sot për Kosovën

Borrell ka biseduar në Uashington me përfaqësuesit amerikanë edhe për rritjen e bashkëpunimit rreth Ballkanit Perëndimor si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Burimet e BE-së kanë thënë se po bëjnë përpjekje për t’i kthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut, në mënyrë që të ulen tensionet dhe të parandalohen përshkallëzimet e situatës siç ndodhi në veri të Mitrovicës ditë më parë.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë Goran Gërlliq Radman, ka thënë të hënën, në prag të nisjes së takimit se, situata në rajonin e Ballkanit është përkeqësuar dhe incidentet e fundit në Bosnje e Hercegovinë, në Mali të Zi dhe në kufirin mes Kosovës e Serbisë “janë ngjarje që nxisin shqetësimin tonë serioz”.

Ai ka ftuar BE-në që të merret seriozisht me këto çështje.

Temat kryesore të takimit mes Ministrave të Jashtëm të BE-së, janë situata në Lindjen e Mesme, por edhe problemi me refugjatët, të cilët përmes Bjellorusisë po kalojnë në disa shtete të BE-së.

Edhe Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi Arbëri Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Shumë ministra e shohin këtë problem si veprim të qëllimshëm të Alyaksandr Lukashenkas, duke thënë se ai po përdor qëllimisht refugjatët që duan të hyjnë n Bashkimit Evropian.

Ministrat do të diskutojnë për përgjigjen e BE-së ndaj këtyre provokimeve nga Bjellorusia./REL