Për një orë resht, punëtorët e Trepçës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Njohja e pensionit 70 për qind e pagës, mosha 50-55 vjet, Ligji për invalidët e punës, stazhi i benificuar e të tjera, ishin disa prej kërkesave të këtyre punëtorëve, raporton KTV.
E, në rast të mospërmbushjes së kërkesave të tyre, sindikalistët paralajmërojnë grevë.
Këtu po kërkohet nga Qeveria që t’i zgjidhë problemet e kamotshme.
E, ndonëse protestuesit kërkonin që të takohen me kryeministrin, përpara u dolën disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Edhe
Minatorët e “Trepçës” kërkojnë paga më të larta dhe investime në ndërmarrje
Por, kjo pritje nuk u pëlqeu minatorëve.
Protesta zgjati rreth një orë dhe përfundoi e qetë. Ndërsa institucioneve, minatorët u dhanë ultimatum që deri më 9 korrik t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre, në të kundërtën paralajmëruan grevë.