Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës dhe kanë paralajmëruar intensifikimin e protestave nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Minatorët kanë kërkuar njohjen e pensioneve dhe 70 për qind të pagës, mosha e pensionimit për ata të jetë nga 50 deri në 55 vjet, të krijohet ligji për invalidët e punës, të kenë stazh të benificuar, sigurim shëndetësor të punës, njohje të stazhit të punës për vitet 1989-99 dhe pension familjar, raporton Koha.net.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka kërkuar nga qeveria që së bashku me minatorët të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre.
“Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka thënë Ajdini.
Artikuj të ngjashëm
-
“Minatorët: Nëse nuk na plotësohen kërkesat tona, do të vijmë të vdesim para Kuvendit”
-
Minatorët e Trepçës, ultimatumin për Kuvendin e Qeverinë e dhanë edhe me protestë
-
BSPK përkrah kërkesat e punëtoreve të Trepçës
-
Minatorët e Trepçës protestojnë para Kuvendit për plotësimin e kërkesave të tyre
-
Sindikalistë nga tri shtete mbështesin kërkesat e minatorëve të “Trepçës”