Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka shpallur kandidaturës për kryetare të komunës së Prizrenit, për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.
“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Millaku shkroi tutje se nëse I jepet mundësia të hyjë në garë për kryetare komune nga VV-ja, do t’I përkushtohet punës në shërbim të qytetarëve të Prizrenit.
“Do të isha e gatshme të formojë ekipin e suksesit duke u shtrirë dorën e bashkëpunimit njerëzve më të zotë të këtij vendi, historianëve, profesorëve, arkeologëve, arkitektëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve, mjekëve, artistëve, fermerëve. Do të isha e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, me përfaqësuesit fetar dhe me diasporën. Do të isha e gatshme që të jem derë e hapur për çdo shqetësim, sugjerim, kritikë e mendim ndryshe qytetar”, ka thënë Millaku.