Kandidati i opozitës për president të Malit të Zi Marko Milaçiq, thotë se nëse ai bëhet president në këto zgjedhje, do të insistojë në anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës.
Milaçiq siç transmetojnë mediet në Mal të Zi, në një tubim në Berane ka thënë se Qeveria malazeze manipuloi popullin e vet për këtë çështje, transmeton kp.
E njëjta gjë, sipas mendimit të tij, u zhvillua në rastin e futjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjes në NATO.
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 prill ku do të garojnë shtatë kandidatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kandidati proserb për president të Malit të Zi thotë do të anulojë njohjen e Kosovës
-
“Qeveria proserbe”, presidenti i Malit të Zi ka dy objektiva për Kosovën
-
Milatoviq: Njohja e pavarësisë së Kosovës, një çështje e përfunduar
-
Milatoviq: Nuk i ndajmë të njëjtat pikëpamje me Serbinë për çështjen e Kosovës
-
Milatoviq: Mbështesim dialogun mes Serbisë e Kosovës, shpresojmë në shtensionim