Lul Raka mikrobiolog, dhe Gjyle Osmani profesoreshë e lëndës së mikrobiologjisë, në emisionin special të Kohavisionit, kanë folur rreth situatës për koronavirus pas dy rasteve që sot rezultuan pozitive në Kosovë.
Mikrobiologji Raka, e nisi emisionin me një thirrje për qytetarët e Kosovës.
“Popull i dashur i Kosovës, ti që përjetove e përballove vrasje, djegie, dhunime e padrejtësi, do të dalësh faqebardhë edhe në luftë me virusin e ri”, tha Raka, duke bërë thirrje të mos bëhet panik e frikë.
Të dy, kanë bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.
Por Osmani, ka thënë se duke e parë situatën, beson se numri i të prekurve me koronavirus do të shënojë rritje.
Edhe
Raka: Nëse shtohet numri i të hospitalizuarve me koronavirus, mbyllja e serishme është opsion real
“Të jemi të kujdesshëm që ta mbrojmë jo vetëm veten por edhe familjen. Ata që kanë ardhur (të prekurit me koronavirus) kanë kontaktuar me shumë njerëz, por s’e kanë ditur që janë të infektuar, prandaj rreziku ekziston. Kanë kontaktuar me shumë njerëz. Nuk pres që numri do të jetë dy, por janë për t’u përshëndetur të gjitha masat e marra nga pushteti. Pres që numri të rritet, megjithatë, të kemi kompetenca të plota mbi gjendjen dhe ta menaxhojmë gjendjen të mos ketë fatalitete”, tha Osmani, raporton KOHA.
Raka, bëri thirrje të shmangen grumbullimet e “të mos ketë përqafime”.
“Orientohuni dhe bazohuni në faqet institucione MSH dhe IKSHPK. Edhe ata që dinë anglisht në faqet e OBSH-së. Mos harxhoni kohë duke shëtitur në Google e duke lexuar lajme të rreme, vetëm do të shqetësoheni ashtu. Deri sot, virusi vdekshmërinë e ka tek të moshuarit. Asnjë fëmijë nuk ka vdekur”, tha ai, duke shtuar se sot kur paniku është rritur dhe është mirë të mos pengohen institucionet shëndetësore në kryerjen e punëve.
“Personat që kanë pasur kontakt, ata njerëz s’ka nevojë të shkojnë me bo diagnozë menjëherë sepse testi sot do të dilte negativ, duhet kohë. Ata duhet të jetë nën mbikëqyrje, IKSHP i ka kontaktet e njerëzve që kanë pasur kontakt me personat e infektuar”, tha ai.
Edhe
Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me COVID-19, nëse s’respektohen masat
Osmani, tutje tha se më të prekurit me virus janë mbi 80 vjeç. Por sipas saj, fataliteti është i lartë edhe mbi moshën 60, prandaj bën thirrje për kujdes.
“Kjo nuk varet vetëm nga mosha, por edhe koha e ekspozimit me kontaktin që është me virus, ose ka ardhur në kontakt me objektet që ka kontaminuar. Varësisht nga diferenca mes kollitjes, e tështimjes, nxjerr jashtë më së shumti viruse, më së shumti kontaminon sëmundjen atëherë. Ka shumë të panjohura për këtë virus. Një gjë dihet se familja e viruseve janë të ndishëm në ambientet e jashtme. Nëse një person kollitet ose tështitet, por kujdeset ta bëjë me mbrojte, bërryl ose faculeta, mund ta kontaminojë në sasi të vogël”, u shpreh tutje ajo.