Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorana Mihajlloviq ka deklaruar sot se kur është në pyetje Kosova, ajo po i gjendet në kohë të keqe Serbisë, transmeton Koha.net.
Ajo ka shtuar se nuk ka zgjidhje ideale porse duhet shikuar të ardhmen dhe interesat e qytetarëve.
“Nëse duam të flasim për Serbi moderne e të zhvilluar, ne duhet të zgjidhim gjëra që na kanë pritur dhe për të cilat nuk jemi fajtorë”, citon TVPrva të ketë thënë Mihajlloviq.
Ajo ka përkujtuar se Serbia ka filluar ciklin e ri të investimeve në infrastrukturë duke theksuar se po niset me ndërtimin e “Autostradës së Paqes” Nish – Merdar.
Artikuj të ngjashëm
- Koha për vendimmarrje: Mundësia evropiane për Serbinë dhe Kosovën
-
Një zë properëndimor brenda Qeverisë proruse të Serbisë
-
Qeveria serbe thotë se pa u zgjidhur çështja e Kosovës, Serbia do të vazhdojë të marrë kritika nga KE-ja
-
Bërnabiq i ankohet botës se Kosova po rrezikon rajonin
-
Brnabiq: Nuk besoj se jemi afër marrëveshjes me Kosovën